Maqedoni

Konfirmohen propozim-ndryshimet e ligjeve për shërbimet postare dhe për procedurat tatimore

Zhurnal Ads

Shkup, 13 tetor – Qeveria në seancën e sotme, miratoi tekstet e propozimeve për ndryshime në ligjet për shërbimet postare dhe procedurat tatimore dhe emëroi Dushko Arsovskin për zëdhënës të Qeverisë dhe Naumçe Mojovskin për drejtor të Agjencisë për Rini dhe Sport.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp, Qeveria ka miratuar tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbimet postare dhe ngarkoi zëvendëskryeministrin për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investime, ministrin e Ekonomisë, dhe drejtorin e Postave kombëtare për të iniciuar përgatitjen e studimit të fizibilitetit mbi mundësitë për fillimin e procedurës për ndërmarrjen e kompanisë me partneritet publik-privat ose privatizim, në mënyrë që të vazhdojë procesi i liberalizimit të shërbimeve postare në vend në përputhje me rregulloret e BE-së.

Në seancën e Qeverisë, gjithashtu u miratua teksti i ndryshimeve në Ligjin për procedurën tatimore me procedurë të shkurtuar=, të cilat propozojnë të ulin interesin e gjobës për detyrat publike më pak ose më shumë të paguara nga 0,03 për qind në 0,015 për qind në periudhën e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në fund të marsit të vitit 2021, si rezultat të nevojës për harmonizim të dispozitave nga pakoja e katërt e masave ekonomike, për të ringjallur ekonominë në kushte të KOVID-19.

Postime të ngjashme

Eurokomesari Varheji për vizitë në Shkup

Z H

NATO, dora e djathtë dhe mbështetja më e madhe e sigurisë së Maqedonisë së Veriut

R ZH

Këto janë shtetet që janë të hapur pa kufizime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...