Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Ashtu siç edhe dje njoftoi Agjencia e lajmeve Zhurnal, Aleksandar Dashtevski është zgjedhur për kryetar të KSHZ-së, ndërsa Ditmire Shehu mbetet nënkryetare e këtij institucioni më të lartë zgjedhorë.
Kështu Kuvendi sot me 95 vota pro ka zgjedhur përbërjen e re të KSHZ-së. Asnjë nga deputetët nuk kundërshtoi përbërjen e re të KSHZ-së.
Kryetar i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të jetë Aleksandar Dashtevski, i cili është mbështetur nga VMRO-DPMNE. Mandat i përbërjes aktuale të KSHZ-së me të cilin kryesonte Oliver Derkovski skadon më 15 janar. Derkovski nuk do të jetë pjesë e përbërjes së re të KSHZ-së.
LSDM në këtë përbërje ka 3 anëtarë të KSHZ-së. Ato janë Boris Kondarko, Radica Risteska dhe Oliver Ristevski. Ndërsa VMRO kryetarin dhe një anëtarë, Aleksandar Dashtevski dhe Boban Stojanoski.
Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është zgjedhur një anëtarë – Krenar Lloga.//Zhurnal.mk
