Konfirmohet lajmi i Zhurnal: Danella Arsovska kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit

Shkup, 25 gusht – Kryetarja aktuale e Lidhjes së Dhomave Tregtare të Maqedonisë, Danella Arsovska, do të jetë kandidate e pavarur për qytetin e Shkupit.

 

Këtë lajm ajo e konfirmoi vet në FB profilin e saj, ku shkroi se do të kërkojë nga qytetarët mbështetjen me qëllim që të bëjë ndryshime. Me konfirmimin e saj, u konfirmua edhe një lajm ekskluziv nga Agjencia e lajmeve Zhurnal, kur para disa ditëve shkruajtëm se ajo do të jetë një prej kandidateve për qytetin e Shkupit.

Sipas burimeve tona, VMRO-DPMNE nuk do të nxjerë kandidat të vetin në Shkup, por do t’i japë mbështetje të plotë Arsovskës.

Arsovska është e gatshme të marë menaxhimin e Shkupit dhe pret nga qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve boshe nga qarqet politike.

“Është koha të veprojnë më ndryshe se deri tani, ndërsa koha nuk pret askë. Vjen fundi i agjendave politike dhe premtimeve të rrejshme. Kalkulimet politike, gënjeshtrat dhe korrupsioni vazhdimisht po na i marin shanset për jetë normale. Lojërat shumë gjatë po e okuptojnë qytetin dhe funksionimin e tij, ndërsa pakënaqësia tek qytetarët vazhdimisht rritet. Ose do të qëndrojmë anash, ose do të kundërshtojmë dhe do të fillojmë së bashku të ndryshojmë gjërat. Partizimi i institucioneve ose vendossmëria dhe profesionalizmi për jetë dinjitoze! Koha është të vendoset – premtime boshe, projekte të parealizuara ose personalitete me vlera, të aftë dhe që përmbushin premtimet e të cilët nuk do të bien pre e presioneve politike dhe nuk do të lëvizin nga vizioni i tyre. Ne si qytetarë nuk kërkojmë shumë. Nuk kërkojmë premtime të rrejshme të cilat asnjëherë nuk do të përmbushen nga ana e politikanëve. Përkundrazi, na nevojiten personalitete të guximshëm të cilët do të përfaqësojnë të drejtat tona siç meriton një qytetar. Duhet të kemi guxim të themi “ne meritojmë më mirë!”, shprehet Arsovska.

Ajo shton se pikërisht për këtë arsye ka vendosur të kandidojë për kryetare e Qyteteit të Shkupit si kandidate e pavarur për njerëzit e Shkupit.

Related posts

Qyteti i Shkupit paralajmëron urë të re mes lagjeve Karposh 4 dhe Zllokuqan

D V

AUV do të promovojë fushatë për rëndësinë e etiketimit të ushqimit

Z H

Nga mesnata derivatet shtrenjotohen nga gjysmë deri në një denar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com