Agjencia Zhurnal.mk

Konfirmohet lajmi i Zhurnalit, Mickoski me propozim të ri për Ministër të MPB-së

Shkup, 2 janar, zhurnal.mk – Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka konfirmuar lajmin që shkruajti Agjencia Zhurnal se do të tërheqë propozimin e tij që Kovaçki të jetë në krye të MPB-së, transmeton Zhurnal.

Ai përmes një pres konference tha se edhe propozimi i ri i VMRO-DPMNE-së për Ministër të MPB-së është një profesionist, por emri i tij do të kumtohet pas takimit që do të ketë me Ahmetin dhe Zaevin.

“Bëhet fjalë për profesionist dhe person jopartiak. Për pak kohë do ta mësoni emrin e tij. Pres konsultimet e fundit me Zaevin dhe të konsultohem me Ahmetin, siç parashikojnë ligjet”, tha ai.

Mickoski mes tjerash u shpreh se dëshiron të beson se sot nuk do të ketë obstruksione të reja rreth propozimit dhe se neser do të ketë zgjedhje të Qeverisë teknike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...