Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Konfirmohet lajmi Zhurnalit: Izet Mexhiti do të propozojë në Parlament shkarkimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit !?

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Informacioni i publikuar ditë më parë në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, nga burime brenda BDI-së, e cila shkroi se për 100 ditëshin e Qeverisë duket se po shkakton pakënaqësi akoma më të mëdha në shumicën parlamentare pikërisht në pjesën e partisë më të madhe shqiptare në pushtet BDI për faktin se ekzekutivi nuk ka treguar aspak sukses në programin e tyre qeveritarë dhe se sipas burimeve tona, nga brenda BDI-së kjo pakënaqësi vazhdon edhe më tej në grupin parlamentar të BDI-së, tani veçse disa media maqedone kanë shpalosur edhe emrat.

Paknaqësi vjen nga partie e BDI-së në pushtet, gjegjësisht nga Izet Mexhiti.

Sipas portalit “Fokus”, Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, së shpejti do të dorëzojë interpelancë në Kuvend, me të cilën do të kërkojë shkarkimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nga postet që i kanë në qeveri, shkruan portali ne gjuhen maqedonase Fokus.

Siç kanë treguar burime partiake në BDI për Fokus, Mexhiti këtë do ta bëjë pas skadimit të 100 ditëve të qeverisë.

Artan Grubi është zv/kryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë, kurse Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.

Mexhiti që para formimit të qeverisë, shprehu pakënaqësi nga propozimi që Grubi dhe Osmani të bartin poste të larta në ekzekutiv, por ata u zgjodhën me insistim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Gazeta Lajm.

Ai atë kohë kishte përkrahje edhe nga Blerim Bexheti dhe dega e Sarajit, kurse përflitet që përkrahje kundër Grubit e Osmanit mund të marin edhe nga ish ministri Sadulla Duraku nga Likova.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...