Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Konfirmohet pjesëmarrja e Helen Mirren në Fast & Furious 9

Zhurnal Ads

Helen Mirren po rikthehet në Fast&Furious 9 dhe sipas producentit e yllit Vin Diesel, ajo më në fund do të realizojë dëshirën e saj: të ngasë një makinë.

Pas një viti të vështirë me COVID-19, Fast&Furious 9 bëhet e ditur se do jetë në kinema më 28 maj.

Mirren u shfaq për herë të parë në The Fate of the Furious të lansuar në vitin 2017. Ajo luan Magdalene “Queenie” Shaw, nënën e Deckard Shaw të Jason Statham, Owen Shaw të Luke Evans dhe Hattie Shaw të Vanessa Kirby.

Aktorja, e cila nuk kishte pasur shumë mundësi për të luajtur në filma aksion gjatë karrierës së saj 50 vjeçare, loboi publikisht për një rol në Fast & Furious dhe iu afrua Diesel në një aheng për të shprehur interesin e saj.

Vin ndërkohë në një deklaratë të dhënë për Entertainment Weekly konfirmoi pjesëmarrjen e Helen.

Dwayne Johnson, i cili kishte një përplasje me Diesel në xhirime të Fate of the Furious, nuk do kthehet për këtë të radhës, por që është zëvendësuar me John Cena.

Është interesante për të parë personazhin e Mirren në Fast&Furious e aq më tepër për pjesën në timon.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Arta Bajrami festoi dje ditëlindjen: Unë thjesht dua t’i uroj vetes lumturi të pastër

S.B.

Rita Ora thuhet se është paguar mbi një milion funte për rikthimin e saj në spektaklin “The Masked Singer”

S.B.

Rita Ora mbështet nismën për lumin Vjosa, shpërndan postimin e DiCaprios

S.B.

Ceremonia “Oscar” do të organizohet me të ftuar në sallë

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti në bashkëpunim

S.B.

Ku është sot Psy, njeriu i super-hitit ‘Gangnam Style’

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...