Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Konfirmohet zyrtarisht lansimi i automjetit elektrik nga Rolls-Royce, që do të quhet “Silent Shadow”

Prodhuesi më prestigjioz dhe më i pasur në botë i automjeteve ka konfirmuar më në fund se po zhvillon një automjet elektrik (EV).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti luksoz krejtësisht i ri do të quhet “Silent Shadow”.

Shefi ekzekutiv i Rolls-Royce, Torsten Mueller-Oetvoes nuk zbuloi një datë të lansimit për automjetin në ardhje elektrik (EV).

“Elektrifikimi po përshtatet në mënyrë të përsosur me Rolls-Royce – është super i heshtur”, tha ai.

“Ne nuk jemi të njohur për motorët e zhurmshëm, dhe ky është një përfitim i madh”, tha mes tjerash shefi i kompanisë.

BMW, kompania e cila ka në pronësi Rolls-Royce, aplikoi për një markë tregtare në emrin “Silent Shadow” vitin e kaluar.

Emri ka të ngjarë të ketë dalë nga modeli Silver Shadow që Rolls Royce prodhoi nga viti 1965 deri në vitin 1980.

Në fillim të këtij viti, u raportua se “Silent Shadow”, nuk do të jetë thjesht një model aktual i Rolls-Royce i konvertuar në elektrik, automjeti elektrik (EV) do jetë një model i veçantë.

Postime të ngjashme

Toyota zhvendos prodhimin në Republikën Çeke

Lea Muslija

BMW E28 Alpina B9 nga viti 1983 del në shitje për 35 mijë euro

Lea Muslija

Audi RS Johann Abt Signature Edition, vjen me motor tejet të fuqishëm që zhvillon shpejtësi marramendëse

Dafina Vidishiqi

Hakerët vjedhin të dhënat e 3 milionë klientëve të VW

Dafina Vidishiqi

Në Hong Kong një hapësirë për parkim të veturës shitet për 1.3 milion dollarë

Dafina Vidishiqi

Startech akordoi Land Rover Defender

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...