Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Konfiskohen 352 makina të vjedhura në 22 shtete të Evropës

Zhurnal Ads

Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final, si rezultat i një operacioni të mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL).

Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, është thënë se janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.

Operacioni i kërkimit, që është udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Kufij (FRONTEX), është fokusuar në kontrollet nëpër pikëkalime kufitare dhe aktivitete tjera tokësore në 17 vende të Bashkimit Evropian dhe pesë shtete të rajonit të Ballkanit.

Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

“Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, është thënë në një komunikatë për media të EUROPOL-it.

Aty është thënë edhe se aktivitetet e fokusuara në kontrollet e veturave dhe anijeve, kanë rezultuar edhe në kapjen e 2,965 migrantëve ilegalë në rrugë drejt BE-së, përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Si pasojë, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të migratëve janë lokalizuar dhe janë arrestuar.

“Destinacioni i fundit i migrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar migrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adritatik”, është thënë mes tjerash në njoftim/REL.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Aston Martini miraton planin milionësh për investime të reja

S.B.

Nga fabrika deri te konsumatorët, kështu u prodhua Mercedes S-Class i ri

admin

Illyrian Pure Sport, mund të bëhet super vetura e parë shqiptare

S.B.

Qyteti ku të gjithë ngasin modele sportive BMW M

S.B.

Fordi do të tërheqë nga tregu 3 milionë automjete për shkak të defektit në ‘air bag’

S.B.

Audi dhe FAW nga Kina bashkojnë forcat

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...