Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Konflikt në Elbasan, u hedh fqinjëve lëndë djegëse në trup, arrestohet autori

Zhurnal Ads

Arrestohet një 38-vjeçar në Elbasan pasi u hodhi lëndë djegëse në trup fqinjëve të tij. Ç.Z, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe gjatë konfliktit ka djegur dy fqinjët e tij S.SH, dhe K.Sh.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet  nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve  S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

——

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi B. P., 50 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Grida Duma: Rritja e pagave për mjekët, mashtrim i Ramës!

S.B.

Mediu: Opozita e bashkuar, fitore të padiskutuar në zgjedhje, me gjithë lëvizjet antipolitike të Ramës

admin

Arrestohet kumanovari, i cili ishte arratisur nga burgu në Idrizovë

admin

Lëkundje tërmeti në Durrës

admin

Sulmoi fizikisht mjekun, kallëzim penal ndaj një 32-vjeçari

T E

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Piqeras, humb jetën një 34-vjeçar, plagosen dy të tjerë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...