Bota

Konflikti Azerbajxhan-Armeni, sulme me raketa në…

Lufta mes Ajzerbajxhanit dhe Armenisë sa vjen e ashpërsohet. Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Forcat e Armatosura armene po godasin Terterin e Goradizin, në rrethin Fizuli. Megjithatë nuk thuhet se çfarë lloj masash janë marrë.

Sipas mediave, shpërthimet që kanë ndodhur në zonën ku po zhvillohen luftimet kanë tronditur qytetet përreth. Një ditë më parë, trupat azere pushtuan disa fshatra, ndërsa kryeministri armen Nikoll Pashinian, pohoi se shkalla e sulmit ishte e pashembullt.

Forcat armene dhe azere kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që shpërthyen në 27 shtator. Më shumë se 100 persona, përfshirë dhe mjaft civilë kanë mbetur viktima të përleshjeve të rënda. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë, e për këtë rajon, dy ish-republikat sovjetike, kanë zhvilluar një luftë në vitet 1988-1994, ku vdiqën 30.000 vetë.

Postime të ngjashme

Francë, 384 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

Azerbajxhani publikon numrin e ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve për Nagorno Karabakun

T E

Gjermania publikon numrin e rasteve të reja me COVID-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...