Një 20 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania, Kretë, Greqi.
Sipas mediave të huaja, Orgito Lloci, 20 vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.
Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.