Ohër, 2 shtator – Zhurnal.mk – Në Ohër sot do të mbahet Kongresi ndërkombëtar për: Cilësi dhe siguri të ushqimit, shëndet dhe nutricionizëm, inxhinieri higjienike dhe dizejn – NUTRICON 2020.
Ky kongres zhvillohet në bashkëpunim me Grupacionin Evropian për inxhinieri higjienike dhe disenj (EHEDG) dhe Nisma për harmonizim global (GHI).
Në kongres do të marrin pjesë shkencëtarë, hulumtues, profesorë dhe ekspertë, të cilët punojnë dhe veprojnë në fushat e prodhimtarisë dhe përpunimit të ushqimit, cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, ushqyerjen, shëndetin, nutricionizmin, inxhinierinë higjienike dhe disenj, si dhe trendet më të reja dhe teknologjitë në industrinë ushqimore.
Në këtë kongres ndërkombëtar do të diskutohen shumë tema, mes të cilave edhe për prodhimtarinë dhe përpunimin e ushqimit, inxhinierinë ushqimore dhe qëndrueshmërinë. Do të debatohet edhe për analizë të ushqimit, mikrobiologji, kimi dhe biokimi të ushqimit dhe vetitë ndijore të ushqimit, përkatësisht për shëndetin dhe ushqyerjen klinike, për shëndetin publik dhe epidemiologjinë nutritive etj.
Organizatorët e ngjarjes apelojnë deri tek të gjithë që do të jenë të pranishëm t’u bashkangjiten rekomandimeve dhe masave shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë të potencuara për Kovid-19, veçanërisht mbajtja e pajisjes mbrojtëse përkatëse (maskë) dhe përdorimi i shpeshtë i mjeteve për higjienë dhe dezinfektim.