Kongresi i shtatë i SASHK: Pagat dhe digjitalizimi në shkolla sfidat kryesore për përbërjen e re

Shkup, 13 tetor – Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot në Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut zgjodhi udhëheqësi të re. Sfidë për  udhëheqësinë e re do të jenë pagat e të punësuarve  dhe digjitalizimi në shkolla.

 

Kryetari i deritanishëm i SASHK-ut Jakim Nedellkov  para fillimit të Kongresit deklaroi se  njëra nga qëllimet strategjike të përbërjes së ardhshme  të Sindikatës do të jetë pagesa e pagave sipas ndryshimit të pagës minimale.

“Kjo do të jetë njëra nga  qëllimet tona strategjike në periudhën e ardhshme mandatuese. Shteti, pushteti dhe ministritë duhet t’i respektojnë ligjet. Megjithatë, bëhet fjallë për Ligj për pagë minimale  e cila i obligon autoritetet të paguajnë pagë  sipas ndryshimit të pagës minimale. Kjo, për fat të keq, nuk është bërë”, deklaroi Nedellkov.

Si sfidë për udhëheqësinë e ardhshme, sipas Nedellkov,  mbetet edhe vendosja e digjitalizimit në shkolla. Konsideron se digjitalizimi  është mënyrë e mirë për mësim, por që duhet të krijohen kushte për vendosjen e saj. Thotë se libra  duhet të ketë dhe se askush nuk guxon ta ndalojë përdorimin e tyre.

Si punë pozitive e sjellunë r periudhën e fundit, Nedellkov  i potencoi tre marrëveshjet kolektive në pjesën e mbrojtjes së fëmijëve, arsimit të lartë dhe kulturës me të cilat të punësuarit në këto sektore kanë një sërë përfitimesh.

Duke u kthyer  në periudhën e mandatit të kaluar  në të cilin  ishte  në krye të Sindikatës, Nedellkov tha se  janë sjellur dokumente cilësore të cilat premtojnë  se në periudhën në vijim sindikata do të vazhdojë në mënyrë shumë më intensive të punojë në realizimin e të drejtave dhe interesave të anëtarëve. Si udhëheqësi potencoi se janë përballur me shumë sfida. Kanë arritur t’u ndihmojnë  një pjese të anëtarëve të tyre punësimet e të cilëve nuk ishin zgjidhur, por rreth qindra, për fat të keq, mbetën pa punë.

Related posts

Sot nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

D V

7 të shëruar dhe 21 raste të reja me Covid

Z H

Ali Ahmeti nga Saraj: Votoni Petre Shilegovin për qytetin e Shkupit, ai nuk është i ngarkuar me paragjykime

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More