Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Konjufca: Kushtetuta është vetë shteti, misioni i saj është ruajtja e vlerave demokratike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët e Kosovës, me rastin e 9 prillit – Ditës së Kushtetutës.

Konjufca ka thënë se Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem, është vetë shteti.

“Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë. Si popull kemi rrugëtuar me shekuj, brez pas brezi, drejt gjakimeve dhe synimeve tona për shtet të mëvetësishëm. Rrugëtimi ynë për të arritur deri te dita e sotme ishte i vështirë dhe përplot dhembje. Por nuk u dorëzuam asnjëherë, sepse ishim në të drejtën tonë, konform vlerave demokratike për liri e pavarësi”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se sot në Ditën e Kushtetutës, bashkë me urimin drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit, kujtojmë dhe i përulemi me respekt të përgjithmonshëm sakrificës sublime të brezave që gravuan Kushtetutën dhe vulosën themelet e shtetit tonë.

“Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...