Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ndan dhimbjen dhe keqardhjen e thellë për shtetin e Turqisë, pas jetëve të humbura dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

 

Konjufca ka ngushëlluar familjet e viktimave, kurse të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk. Ngushëllimet tona për të afërmit e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë fatkeqësi”, ka shkruar Konjufca.

Ndryshe, Turqia po përballet me zjarre të mëdha, e cila kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme të mëdha materiale.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1748870831966767

Related posts

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

Tërmkolli-presidentes: S’bëhet politikë korridoreve të OKB’së, s’jemi në vitet e 90-ta

Lea Muslija

Kosnett falënderon Kosovën për ofrimin e mbrojtjes dhe strehimin e afganëve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com