Konjufca për shtyrjen e zgjedhjeve: Vjosa Osmani bëri mirë që e dëgjoi opozitën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pozicionuar gabimisht sa i përket asaj se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen.

Sipas Konjufcës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka shpjeguar arsyen se pse është më mirë që të shtyhen zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

“VV-ja në takim me presidenten e përfaqësuar nga Albin Kurti, shpjegoi qëndrimin e VV-së që më së miri zgjedhjet është që të shtyhen që të koncentrohemi në menaxhimin e pandemisë”.

“LDK-ja dhe PDK-ja janë pozicionuar gabimisht. Presidentja ka vepruar drejt, dhe mendoj se ajo është dashur ta dëgjojë opozitën”, është shprehur Konjufca në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se nëse partitë duan zgjedhje, atëherë masat ndaj përhapjes së pandemisë nuk do të kenë efekt teksa përmendi edhe kohen kur VV-ja në qershor të këtij viti kërkonin zgjedhje ku tha se ajo situatë nuk krahasohet me këtë.

“Mendoj se sa i përket Qeverisë Hoti dhe thirrjeve në shesh aty kur thonim “zgjedhje”, ajo as nuk krahasohet me ditën e sotme”, është shprehur Konjufca.

Related posts

Policia shqipton 663 tiketa për mos-respektim të ligjit anti-COVID

D V

Flasin nga KQZ pas raportimeve se Përparim Rama nga LDK-ja ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të UNMIK-ut

D V

Klinika Infektive pa shtretër të lirë – mbushet me pacientë me coronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More