Konjufca priti në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë

nga D V

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës priti sot në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Duke i falënderuar përfaqësuesit e komitetit nga Arabia Saudite, kryetari Konjufca tha se raportet e mira mes dy vendeve tona duhet të jenë pikënisja nga ku gjejmë mënyrat më të mira të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, në secilën fushë që e kërkon interesi i përbashkët.

Përfaqësuesit e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë theksuan gatishmërinë e Arabisë Saudite për intensifikimin e raporteve mes vendeve tona në të gjitha fushat e nevojshme.

Palët u pajtuan se ky takim i kontribuon qëllimit të dyanshëm për angazhim sa më të gjerë në drejtim të interesave të përbashkët.

Nga delegacioni arab e falënderuan kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe diskutimin për çështje me interes për vendet tona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More