Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka reaguar pas takimit të zhvilluar këtë të martë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Konjufca në fjalën e tij ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Kryeparlamentari Konjfuca gjatë tryezës së KDI-së me kryetarët e komisioneve parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi, tha se roli i komisioneve parlamentare duhet të jetë më i madh në këtë proces.

Ai tha se në kuadër të dialogut, Serbia po përdorë standarde të dyfishta, duke mos implementuar marrëveshjet, sikur ajo e diplomave, derisa kërkon themelim të asociacionit të cilën Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar.

Këto janë ndoshta edhe standardet e dyfishta që mundemi me i identifiku në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo çfarë Serbia po konsideron si një pozicionim strategjik se ne do të na kërkoj ato që janë nënshkruar, e ne faktikisht përmes institucioneve tona dhe rendit kushtetuese i kemi hedhur poshtë sepse vërtet marrëveshja për ‘Zajednicën ka qenë e tillë, i ka shkelë fundamentet kushtetuese të Kosovës. ata me të njëjtin argument dojnë me përfitu diçka në dialog në raport me neve ku vet me metodat e njëjta kanë pas qajse për marrëveshje të caktuara”, ka thënë Konjufca./abcnews.al

Postime të ngjashme

Tërnava takon komandantin e KFOR-it, i shpreh mirënjohje për përkushtimin e tyre për sigurinë në Kosovë

D V

Zbulohet pllaka përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë gjatë detyrës

D V

Aksidenti me autobus: 26 persona lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë trajtimin

D V

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

D V

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

D V

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...