Agjencia Zhurnal.mk

Konjufca takon sindikatat: Mundësitë për ta kaluar buxhetin i kemi të pakta

Prishtinë, 16 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i është përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut, FSSHK-së dhe SPK-së për një takim në të cilin do të shpreheshin shqetësimet e mijëra të punësuarve në këta sektorë nga paralajmërimet se në mungesë eventuale të Ligjit të aprovuar për buxhetin e vitit 2020 gjithë të punësuarit në Kosovë mund të mbesin pa pagat e tyre nga marsi 2020 e tutje

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i FSSHK-së Blerim Syla dhe kryetarja e SPK-së, Valbona Kamberi, kanë shprehur shqetësimet e tyre në emër të mijëra anëtarëve që përfaqësojnë duke kujtuar se pas zhgënjimit që ndodhi lidhur me ligjin e pagave, nëse ndodh që të mos ketë as Ligj të buxhetit dhe procedim të pagave, atëherë situata do të jetë tepër e tensionuar dhe mund të ndodhin edhe veprime e reagime nga më të ndryshmet, sepse si thanë ata, shumica e të punësuarve në këta sektorë jetojnë nga paga e tyre dhe do të jenë të paparashikueshme reagimet e tyre nëse mbesin fare pa paga, aq më keq kur shumica janë edhe në kredi në bankat e ndryshme.

Konjufca është shprehur se këtë shqetësim e ka edhe ai dhe se ka shqyrtuar me ekspertë mundësitë eventuale që Kosova ta ketë Ligjin e buxhetit për vitin 2020 për të mos ardhur në situatën e mbetjes pa paga të mijëra të punësuarve në sektorë të ndryshëm, por në situatën aktuale mundësitë për të pasur një Ligj të buxhetit janë të vogla.

Ai është shprehur se do të bëj gjithë angazhimet që në bashkëpunim me gjithë palët tjera të gjejnë një zgjidhje të lejuar ligjërisht.

SBASHK-u, FSSHK dhe SPK kanë bërë apel të gjithë deputetët dhe subjektet politike që të angazhohen për të gjetur zgjidhje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...