Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Konjufca uron qytetarët për muajin e Ramazanit: Ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Konjufca duke i uruar besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islam dhe gjithsecilin që beson në vlerat njerëzore”, ka thënë Konjufca.

Më tej në urimin e tij, kryparlamentari ka shtuar se “të gjithë ne jemi të bashkuar për ta fituar betejën me Covid-19 dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë, vend ku humanizmi është vlerë mbizotëruese”.

“Të gjithë myslimanëve ua uroj Muajin e Ramazanit dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të shenjtë. Agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...