Konkurs për bursat “Boris Trajkovski” për studime nga programi MBA ekzekutiv pan-evropian për vitin 2024/2025

nga D V

Shkup, 14 gusht – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për bursa “Boris Trajkovski” për studime të jashtëzakonshme dyvjeçare të ciklit të dytë për programin Panevropian Ekzekutiv MBA për vitin akademik 2024/2025.

Bursat përfshijnë regjistrim për 20 studentë për studime dyvjeçare me korespodencë nga cikli II (i dytë) me diplomë të dyfishtë nga Universiteti i Jork-ut dhe Universiteti i Strasburgut, e cila realizohet në Selanik, Greqi, dhe atë për drejtimet në vazhdim: Menaxhment i përgjithshëm, Marketing, Financa, Menaxhim në logjistikë, Menaxhim në shëndetësi, Menaxhim i burimeve njerëzore.

Në këtë konkurs mund të aplikojnë profesionistë të profileve të ndryshme dhe menaxherë biznesi të punësuar në kompani nga sektori privat dhe publik.

Njëzet kandidatët më të mirë do të zgjidhen sipas kritereve të përcaktuara në konkursin për ndarjen e bursave dhe sipas listës së renditjes të përgatitur nga Komisioni për përzgjedhje.

Vlera e një burse është 14,890 euro për student. Universiteti dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbulojnë secili nga 50 për qind të tarifës së shkollimit (pra 7,445 euro për student).

Programi MBA Ekzekutiv Pan-Europian është paraparë të realizohet gjatë kohës së vikendeve në Selanik, Greqi. Përfituesit e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik më së shumti deri në një fundjavë në muaj në periudhë prej dy vjetësh dhe të marrin pjesë në vizitat studimore në kohëzgjatje trejavore: një javë në Universitetin Jork, në Universitetin e Strasburgut dhe një javë studimi në Selanik, Greqi. Të gjitha ligjëratat do të jenë në gjuhën angleze.

Siç citon MASH, në konkursin e shpallur, pas përfundimit me sukses të programit dual MBA, studentët do të marrin 2 (dy) diploma për përfundimin e studimeve të magjistraturës  në administrim afarist nga Universiteti Jork dhe Universiteti i Strasburgut.

“Bursat mbulojnë vetëm tarifat e shkollimit. Mjetet e tjera (shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet e tjera të jetesës) janë barë e kandidatit”, theksohet në konkursin në të cilin janë shënuar kushtet për regjistrim, kriteret e përzgjedhjes së kandidatë, dokumentet që duhet të dorëzohen, si dhe personat për kontakt.

Afati i fundit për aplikim në Konkursin për bursa “Boris Trajkovski” është 13 shtator 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More