Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Konkurs për çmimin “Zhan Mone”, afati për paraqitje deri më 11 prill

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Në vijim është konkursi për edicionin e 18-të të çmimit “Zhan Mone”për arritjet më të mira në raportimin për çështje në lidhje me temën “Solidariteti i Bashkimit Evropian gjatë pandemisë – pritje dhe mundësi” që e shpalli Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë.

Çmimi “Zhan Mone” do të ndahet në tre kategori garuese:

  1. Storja më e mire gazetareske (për storje të publikuara nl mediat e shtypit, television, radio dhe ose në internet)
  2. Fotografia më e mire e reporterëve (për fotografi të publikuara në mediat e shtypit dhe ose në internet)
  3. Fotogtafi më e mire amatore.

Nga SPGPM përkujtojnë se kopjet nga storjet e gazetarëve, gjegjësisht fotografitë, për konkursin duhet të dërgohen në këtë adresë elektronike; [email protected] më së voni deri më 11 prill të vitit 2021 në ora 18:00. Secili/a që do të paraqitet do të marrë vërtetim për pranim përmes postës elektronike nga ana e Europe House Shkup.

Për fituesit e çmimeve do të vendos juria e përbërë nga pesë anëtarë.

Ndarja solemne e çmimeve do të mbahet më 28 prill të vitit 2021.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...