Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Konkurs për vazhdim të grejs-periudhës për pagesë të shfrytëzuesve të kredive nga “Covid 2”

Shkup, 11 qershor – Banka zhvillimore e Maqedonisë së Veriut në ueb faqen e vet e shpalli konkursin publik për vazhdim të grejs-periudhës dhe afatin e pagesës së kredive për linjën kreditore “Kovid 2”.

Konkursi publik do të zgjasë shtatë ditë, përfundimisht me 18 qershorin, kur është dita e fundit për parashtrim të kërkesës për vazhdim të grejs-periudhës dhe afatit për pagesë për 12 muaj.

“Përmes publikimit të konkursit me të cilin mundësohet shfrytëzuesit e kredisë nga “Kovid 2″ të kërkojnë vazhdim të grejs-periudhës dhe afati I pagesës realizohet masa e publikuar në pakon e pestë të masave ekonomike. Shpallja e konkursit publik është në pajtim me Vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për kushtet dhe kriteret për riplasim të mjeteve nga fondet kompenzuese nga ndihma e jashtme, e publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së nr.121 të 03.06.2021” informon Banka zhvillimore.

Ata të cilët shfrytëzojnë kredi nga “Kovid 2” në afat prej shtatë ditëve duhet të parashtrojnë kërkesë në Bankën zhvillimore. Kërkesa duhet t’I bashkangjitet konkursit publik, ndërkaq parashtrohet përmes formës elektronike.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...