Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Konkurs pranimi në konviktet publike të nxënësve për vitin 2021/2022

Shkup, 29 mars – Zhurnal – Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkurs për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në vend për vitin shkollor 2021/2022.

Me konkursin në fjalë janë shpallur gjithsej 2578 vende për akomodim dhe ushqim të nxënësve nga arsimi i mesëm, në 18 konvikte në Shkup, Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar, Kumanovë, Kriva Pallankë, Ohër, Makedonski Brod, Kratovë, Strumicë, Strugë, Sveti Nikollë dhe Shtip.

Sipas protokollit shëndetësor për ballafaqim me KOVID-19, në një dhomë akomodohen 50 për qind e nxënësve nga kapaciteti i plotë i dhomës dhe të drejtë do të kenë vetëm nxënësit të cilët kanë mësim me prani fizike ose mësim të kombinuar.

Nëse gjatë vitit të ardhshëm shkollor tejkalohet pandemia dhe do të krijohen kushte për akomodim me kapacitet të plotë, në konvikte do të akomodohen të gjithë nxënësit të cilët e kanë fituar të drejtën e akomodimit me Konkursin në fjalë.

Përparësi gjatë pranimit do të kenë nxënësit e regjistruar në vitin I, II, III dhe të IV në Shkollën e mesme shtetërore Akademia Sportive në Shkup dhe paralelet e disperzuara të kësaj shkolle në qytetet tjera të vendit.

Nxënësit të cilët paraqiten në Konkurs duhet të plotësojnë aplikim elektronik të vendosur në ueb faqen www.konkursi.mon.gov.mk. Afati për aplikim elektronik të nxënësve të cilët janë regjistruar në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt do të fillojë nga data 24 qershor dhe do të zgjasë deri më 1 korrik të vitit 2021, ndërsa afati për regjistrim elektronik të nxënësve të cilët janë regjistruar në vitin e parë fillon nga 2 korriku dhe do të zgjasë deri më 9 korrik të vitit 2021.

Lista e nxënësve të pranuar do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe në tabelën shpallëse të shtëpisë më së voni deri më 15 gusht, ndërsa shpërngulja e nxënësve të pranuar do të fillojë nga 31 gushti i vitit 2021. Nxënësit që do të pranohen për akomodim dhe ushqyerje në shtëpi, vetëm do t’i paguajnë shpenzimet për transport nga dhe prej vendbanimit të përhershëm.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...