Agjencia Zhurnal.mk

Konkurset për punë, Analistët: T’i joshin votuesit në prag të zgjedhjeve

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera.

Sipas njohësve të proceseve politike ky është fenomen i joshjes së votuesve përmes formave të shumta ndërsa njëra prej tyre është punësimi.

Sipas gazetarit Urim Saliu kjo luan një rol thelbësorë sidomos gjatë fushatave ku partitë më shumë e bëjnë këtë për rejtingje dhe duan ta përfitojnë atë që kanë humbur në terrenin e politikës brenda mandatit.

Ai thotë se Qeveria me punësimet poashtu do tentojë të mbulojë edhe boshllëqet tjera dhe ta kompensojë këtë përmes dështimeve të saj.

“Kam bindjen sikur Maqedonia e Veriut të merrte ftesën për hapjen e negociatave për në BE, nuk do kishte kaq shumë konkurse punësimi. Punësimet natyrisht se në një mënyrë ose tjetër ngrisin rejtingjet e partive sepse ato vijnë në një moment kur shumë njerëz kanë më shumë nevojë se kur që ta kenë një vend pune në cfarëdo formë ose rrethane. Më pas njerëzit i nënshtrohen njëfarë heshtjeje dhe një detyrimi për ta votuar subjektin që i ka ofruar një favor punësimi dhe kjo e fundit nuk është një votë më tepër por janë shumë të tilla më shumë sepse akoma këtu votohet në mënyrë familjare. Punësimet kuptohet që bëjnë votues për vete dhe sidomos ata që janë në udhëkryq të fatit dhe nuk kanë më asnjë mundësi tjetër mbijetese”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari, Urim Saliu.

Nga ana tjetër, analisti politik, Zudi Xhelili për Zhurnal thotë se çështja e konkurseve për punësime duhet të analizohet veçmas dhe shifet nëse ka, apo nuk ka të bëj me zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Sipas tij duhet të analizohet sepse ndoshta institucionet shtetërore dhe komunat nga më heret i kanë planifikuar nevojat e tyre për resurse njerëzore.

“Zgjedhjet e parakohëshme erdhen papritur, sqarimet nga qeveria ishin se nuk egzistojn[ pengesa ligjore nëse institucionet kanë nevojë për punësime të reja, për ti plotësuar vendet e lira. Sipas tyre në fund të vitit kalendarik zakonisht të punësuarit e vjetër pensionohen dhe paraqitet nevoja që vendet e tyre të plotësohen me punësime të reja. Sa i përket asaj se a do të ndikojnë këta punësime në rritjen e rejtingut dhe përfitimin e votave, mendoj se qytetarët qofshin të punsuar në institucione apo kategori tjera të votuesve, ata vendosin duke u bazuar në bindjet e tyre personale për cilën e japin voten, duke përfshirë më tepër faktor që ndikojnë në përcaktimin e tyre. Nëse punsimet janë për qëllime vote mund të prodhojnë efekt negativ në opinion!”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Zudi Xhelili.

Këto konkurse të hapura pas marrëveshjes së liderëve për zgjedhje në prill, për Ministrin e Administratës Damjan Mançevski janë rutinë punësimesh.

“Po, dhe do të shpallim sërish konkurse, gjatë gjithë kohës e them këtë. Nuk do të ndalohen punësimet, institucionet kanë nevojë, janë materie e gjallë. Nuk shpallim ne si ministri dhe nuk kemi evidencë kujt se çfarë i duhet, prandaj ka udhëheqës të institucioneve. Ne bëjmë analizën që do ta prezantojmë dhe do të determinojmë se cilat janë teprica e vendeve të punës”, tha Damjan Mançevski, Ministër i Administratës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit për luftë kundër korrupsionit, shpresojnë që deri para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, do të kenë ekip më të zgjeruar dhe kjo do tu ndihmojë që me vëmendje të ndjekin keqpërdorimet eventuale parazgjedhore. Punësimet partiake para zgjedhjeve kanë përcjell të gjitha ciklet zgjedhore në vend edhe përkundër reagimeve të shumta për shkelje ligjore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...