Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Konkursi për Avokatin e Popullit, në harresë

Shkup, 10 tetor – “Kuvendi nuk tregon se kur do ta shpallë konkursin publik për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Nuk sqaron madje as arsyen e shtyrjes së këtij procesi që do të duhej të kishte filluar në fund të muajit të kaluar.”

Sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, Kuvendi shpallë konkurs publik 3 muaj para se të skadojë mandati i Avokatit aktual. Në rastin konkret, Avokatit të Popullit mandati i skadon më 24 dhjetor, që do të thotë se konkursi duhej shpallur, e shumta më 24 shtator. Megjithatë Kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Kostadin Kostadinov për Alsat u shpreh se ka ende kohë për shpalljen e konkursit publik në përputhje me ligjin, duke na drejtuar tek kryeparlamentari, Xhaferi për më shumë detaje. Por nga kabineti i Xhaferit nuk morëm përgjigje.

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon sa më parë të fillojë procedurë transparente për zgjedhjen e Ombudsmanit të ri “mbipartiak” dhe të mos bëhet “Pazar” mes partive politike.

Të jetë procedurë transparente, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, qytetarëve që kanë përvojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të publikohen biografitë e kandidatëve që opinioni t’i njoftojë, të parashtrohen afate ligjore për të gjitha fazat e procedurës me çka do të dihej saktë kur do të realizohet shpallja publike e kur do të organizohet debat publik. Përmes këtyre kritereve rigoroze do të rritej pavarësia e Avokatit të ri. Gjithashtu iu apelojmë partive politike ky të jetë kandidat mbi-partiak.”-tha Sotjan Mishev, Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.

Mishev thekson nevojën për ndryshime ligjore që përskaj kritereve rigoroze në zgjedhjen e Ombudsmanit dhe zëvendësve të tij, të parashikohen më shumë resurse njerëzore e financiare dhe më shumë kompetenca, me çka Ombudsmani të mund të iniciojë procedurë gjyqësore ndaj institucioneve që shkelin të drejtat e njeriut dhe të sanksionohen institucionet që nuk zbatojnë rekomandimet e tij.

Postime të ngjashme

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...