Serxho Konseisao kërkon trofeun e dytë si trajner i Milanit. Pas fitores së Superkupës, numri një i kuqezinjve është i qetë dhe me besim përpara duelit kundër Bolonjës. Ai e konsideron një sfidë speciale dhe pret që rivali të jetë më i karikuar sesa në ndeshjen e kampionatit. Formacionin e mban sekret, por di që beson te djemtë që stërvit.
“Ky presion është pjesë e historisë sonë. E ndiejmë përditë dhe është normale për këtë klub të madh. Duhet që të jemi të përqendruar vetëm te kjo ndeshje dhe se si të përballemi me kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ato të kampionatit. Sigurisht që rezultatet janë pozitive. Skuadra ka pasur përmirësim në nivelin individual dhe atë të grupit. Tre muajt e parë ishin të vështirë, sepse ne jetojmë për rezultatet”. Kam 13 vite që e bëj këtë punë. Çdo ndeshje ka presionin e vet dhe karikimin gjithashtu. Nuk dua që të paraqitem thjesht si i qetë në media. Unë jam ky që jam.