Konservatori Karol Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale të Polonisë

nga D. V.

Konservatori Karol Nawrocki ka fituar zgjedhjet presidenciale të fundjavës në Poloni, sipas numërimit përfundimtar të votave.

Nawrocki fitoi 50.89% të votave në një garë shumë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%, shkruajnë mediat e huaja.

Rezultati tregon se Polonia mund të pritet të ndjekë një rrugë më nacionaliste nën presidentin e saj të ri, i cili u mbështet nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Një sondazh i parë fillimisht tregoi Trzaskowski me një epërsi të lehtë ndaj historianit konservator Nawrocki, por dy orë më vonë një “sondazh i vonë” i azhurnuar tregoi se Nawrocki fitoi 50.7%, më shumë se Trzaskowski me 49.3%.

Pjesëmarrja ishte 72.8% – më e lartë se 67.3% e raportuar në raundin e parë më 18 maj. Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 9 të mbrëmjes, të dielën.

Edhe pse rezultati përfundimtar ishte ende i paqartë të dielën në mbrëmje, të dy burrat pretenduan se kishin fituar në takimet me mbështetësit e tyre në Varshavë.

Votimi është ndjekur nga afër në Ukrainën fqinje, si dhe në Rusi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More