Agjencia Zhurnal.mk

Konsiderohet i mangët Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve që hyn në fuqi të shtunën

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) thotë se është i mangët Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve i cili është miratuar më datën 27 qershor 2019, ndërsa pritet të hyjë në fuqi më datë 27 qershor 2020.

Instituti konsideron se ky ligj, përveç që ka mangësi në strukturë, qëllim dhe përmbajtje, përmban edhe 11 nene të cilat praktikisht janë të pazbatueshme, apo edhe në kundërshtim me ligje të tjera, për të cilat IZHPS thotë se ka bërë vërejtje në institucione edhe me herët, por nuk ka vërejtur reagime nga institucionet gjegjëse për këto vërejtje .

“IZHPS (Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale), vlerëson se mangësitë e këtij ligji kanë rrjedhur si pasojë e pikave më poshtë: Ndryshimet e shpeshta të anëtarëve të grupeve punuese; Ndërrimet e shpeshta të Qeverisë, ministrave të MPMS-së, si dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare për Mirëqenie Sociale. Numri i vogël i ekspertëve të angazhuar si nga vendi apo jashtë vendi, me theks të veçantë të zbatuesve të Ligjit; Mos-marrja parasysh e rekomandimeve nga individët apo OJQ-të e ndryshme, si dhe mos kthimi i arsyetimeve se pse nuk pranohen këto rekomandime’, thuhet në njoftim.

Instituti thotë se nuk janë bërë përgatitjet për fillimin e zbatimit të këtij Ligji, siç janë: zhvillimi i akteve përcjellëse apo formimi i këshillave dhe komiteteve të parapara me Ligj, ngritja e shtëpive për fëmijë edhe përkundër hapësirës se madhe kohore prej 1 viti prej datës se nënshkrimit dhe shpalljes në Gazetën Zyrtare.

“Të gjitha këto vërejtje, IZHPS thotë t’i ketë adresuar, më datë 22 Qershor te Kuvendi i Kosovës, Presidentit i Kosovës, Komisionit për Legjislacion, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni për të Drejta të Njeriut, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Avokatit të Popullit. Pas adresimit të këtyre vërejtjeve presim që institucionet të cilave iu janë adresuar këto vërejtje t’i marrin seriozisht”, thuhet në njoftim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...