Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Konstantin Kosachev diplomati rus që inicoi Gjykatën Speciale, në listën e sanksioneve të SHBA-së

Konstantin Kosachev ndodhet prej tre vitesh në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diplomati rus, i cili përgatiti raportin prej nga buroi ngritja e Gjykatës Speciale në Hagë, dyshohet për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në ShBA. I ndëshkuar mbi dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje është edhe Oleg Deripavska, oligarku i afërt me Vladimir Putinin.Në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 2018 figuron i pranishëm një emër i njohur në Kosovë: Konstantin Kosachev.

Diplomati rus, i cili në vitin 2008 inicioi në Këshillin e Evropës një rezolutë mbi krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e Kosovës, ndodhet në mesin e 24 shtetasve rusë ndaj të cilëve Ministria e Financave të ShBA-ve vendosi sanksione të ashpra më 6 prill të 2018-s.

Kosachev, një senator i kahershëm i Parlamentit të Rusisë, dhe 23 të ndëshkuarit e tjerë nga ShBA-të dyshohen për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA dhe “veprimtari të tjera keqdashëse”. Sanksionet parashohin ngrirjen e pasurive të tyre në SHBA dhe një ndalesë të të bërit biznes me qytetarët amerikanë.

Për pretendimet e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale në ShBA, një agjent britanik identifikoi përfshirjen e Konstantin Kosachevit teksa po hulumtonte lidhjet ruse të ish-presidentit Donald Trump gjatë fushatës elektorale të 2016-s.

Ish-spiuni britanik, Christopher Steele, në dosjen e tij përgatitur për çështjen Trump, raporton se Kosachev ishte përfaqësues i Kremlinit në një takim sekret të mbajtur në fund të verës së vitit 2016 me avokatin e Donald Trump.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...