Agjencia Zhurnal.mk

Konsumatorët duhet të jenë të mbrojtur nga praktikat jo të ndershme kontraktuale!

Shkup, 24 qershor, zhurnal.mk – Duke marrë parasyshë se mbrojtja e të drejtave të konsumatorit dhe raporti i tij me furnizuesin dhe ofruesin e shërbimeve është çështje e cila duhet të trajtohet me prioritet nga ana e institucioneve si ato publike dhe jo publike të cilat kanë për obligim mbrojtjen e konsumatorit, Insituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim-ISHE nga Shkupi ka realizuar projektin “Kujdestar i të drejtave të konsumatorëve: Përforcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave, për monitorimin, promovimin dhe avokimin e mbrojtjes së konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut”. Projekti në fjalë ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave për të monitoruar dhe raportuar më mirë për procedurat e zgjidhjes së kontesteve të konsumatorëve.
Implementimi i këtij projekti është mundësuar nga një grant i akorduar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor përmes projektit “Mbështetja nordike për progres të Maqedonisë së Veriut” i cili ka për synim përforcimin e kapacitetit të vendit për integrim në BE dhe gjithashtu të ndihmojë përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në të gjitha fazat e procesit të aderimit.

Ky raport i përgatitur nga IHSE ka përfshirë disa institucione të vendit.
Të drejtat e konsumatorëve munden të kufizohen në raste të jashtëzakonshme, me qëllim të mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë , natyrës, rrethinës njerëzore dhe shëndetit të njerëzve, por jo në mënyrë që konsumatorët t’i sjellë në pozitë të pabarabartë.
Nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë së Veriut shpeshherë kanë theksuar se nga numri i përgjithshëm i ankesave për shkeljen e të drejtave të konsumatorëve që kanë pranuar, janë nga fusha e sigurimti, gjegjësisht ankesa më të shpeshta për parregullsi në funksionimin e të cilave ankohen qytetarët e vendit.

Andaj edhe projekti në fjalë nga ISHE duke pasur parasysh se qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të informuar sa duhet për të drejtat e tyre si konsumatorë. Për përmirësim të kësaj gjendje, ka për qëllim që permes projekteve të tilla dhe broshurave, qytetarët të informohen dhe të kenë të qartë për të drejtat e tyre si konsumtorë që duhet ti gëzojnë në gjitha instutcionet ku kanë nevojë për shërbime.

Duke pasur parasysh këtë, ky raport ka të bëjë me veprimet e organeve dhe institucioneve rregullatore kompetente ndaj parashtresave të konsumatorëve dhe qytetarëve kur të drejtat e tyre janë të cënuara. Në këtë aspekt, në këtë dokument ishte e përfshirë edhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mbrojtja dhe të drejtat e konsumatorëve paraqesin një korpus serioz ligjor, i cili është rregulluar nga një numër i madh i ligjeve dhe akteve nënligjore, ndërsa konsumatorët të drejt e tyre mund ti realizojnë në disa procedura gjyqësore përkatëse.

Struktura dhe vendosja e Bankës Popullore të RMV rregullohet me ligjin për bankën popullore. Në këtë kontekst të monitorimit të kryer, është marrë parasysh edhe roli që ka Banka Popullore në bazë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në kontrata për kredi konsumtore. Paralelisht me këto rregullore, në interes të mbrojtjes së konsumatorit janë edhe ligji për marrëdhëniet e detyrimeve dhe ligji për mbrojtjen e konsumatorëve.
Në bazë të nenit 3 të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Banka Popullore është bankë qendrore në vend. Ky institucion është person juridik me pavarësi administrative, financiare dhe menaxhuese.

Në bazë të nenit 46, organ për menaxhimin e Bankës Popullore është Këshilli i Bankës Popullore, i cili përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve njëri është guvernatori dhe tre zv/guvernatorë. Autorizimet dhe detyrat e guvernatorit, rregullohen posaçërisht në nenin 48 të Ligjit për Bankën Popullore. Kriteret që duhet të përmbushen nga një anëtarë i Këshillit përcaktohen në nenin 50 të ligjit.

Parime dhe postulatet e punës së Bankës Popullore janë të rregulluara në nenin 6 të Ligjit për Bankën Popullore të RMV. Në bazë të këtij neni, BP ka këto qëllime: Arritja dhe mbajtja e stabilitetit të çmimeve dhe kontributi në mbajtjen e sistemit stabil financiar konkurrues dhe të orientuar drejt tregut.

Në pjesën e mbikëqyrjes të kontratave për kredi konsumatore, duhet të kemi parasysh se ligji për mbrojtjen e konsumtaroëve ka krijuar sistem mjaftë të komplikuar të mikëqyrjes së këtij lloji të kontratave. Si subjekte që kryejnë mbikëqyrje përcaktohen Ministria e Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Banka Popullore e RMV dhe Ministria e Financave.

Banka popullore e RMV është përgjegjëse për kryerjen e mbikëqyrjes në kontratat e kredisë konsumatore, në përputhje me nenin 32 paragrafi 1 të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në kontratat e kredisë konsumatore për kreditorë mbi të cilat supervizion dhe mikëqyrje zbaton Banka Popullore. Duke pasur parasysh specifikat e kontrollit mbi kredinë konsumatore për të cilat përgjegjëse është BPRMV, në këtë pjesë janë analizuar dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në kontratat e kredive konsumatore. Në nenit 33 të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në kontratat e kredive konsumatore, përcaktohet se kreditorët dhe konsumatorët do të përpiqen që kontestet e shkaktuara ti zgjidhin duke harmonizuar qëndrimet, duke shlyer kërkesat, me ndërmjetësim ose me mjete të tjera paqesore.

Në ligjin për Bankën Popullore nuk janë përfshirë mekanizma serioze për bashkëpunim dhe konsultime me media. Në këtë drejtim, transparenca sigurohet vetëm nëpërmjet publikimit të raporteve vjetore dhe dokumenteve tjera që janë të disponueshme në faqen e internetit të Bankës Popullore. Duhet të theksohet se në raportin e fundit të KE-së për progresin e vendit është theksuar nevoja për harmonizimin e legjislatives kombëtare me rregulloret e BE-së për supervision të kujdesshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e praktikave të padrejta bankare.

Në periudhën nga 1 janar deri m 31 dhjetor 2018 në BPRMV janë pranuar gjithsej 142 parashtresa, ndërsa në periudhëmn 1 janar 2019 deri më 31 dhjetor 2019 gjithsej janë pranuar 135 korrespodenca. Më asnjërën nga parashtresa e pranuara nuk theksohet qartë se është paraqitur në përputhje me Ligjin për mbrojtje të konsumatorit.

Duke pasur parasysh faktin se BPRMV nuk është kompetente për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mundshme mes bankave dhe klientëve të tyre, nuk ka një afat të përcaaktuar me ligj në të cilin BPRMV është e detyruar të vendosë për ankesën e parashtruar, pavarësisht nëse ankesa është çaraqitur në përputhje me ligjin për mbrojtje të konsumatorit ose në përputhje me ndonjë ligj tjetër. Në çdo rast, BPRMV i dërgon përgjigje standard ankuesit brenda një afati të arsyeshëm, por jo më gjatë se 30 ditë.

Në vendimin për tarifën e vetme të kompensimit për shërbimet të cilat i kryen BPRMV, nuk janë të parapara shpenzime për paraqitjen e parashtresave në Bankën popullore. Pavarësisht nga përmbajtja e parashtresës së paraqitur në BPRMV, gjegjësisht nëse parashtresa përmban elemente në përputhje me Ligjin për mbrotje të konsumatorit ose në përputhje me një ligj tjetër.

Ndryshe, duhet të konsolidohet një kuadër ligjor solid për të forcuar të drejtat e konsumatorëve. Ky kuadër do të jetë si rezultat i aktiviteteve të koordinuara të ligjbërjes nga të gjitha institucionet respektive. Konsumatorët gjithashtu duhet të jenë të mbrojtur nga praktikat jo të ndershme kontraktuale. Konsumatorët bëhen gjithnjë e më tepër individë për të cilët si vlerësimet ashtu dhe gjykimet bëhen gjithnjë e më të vështira. Një strukturë organizative që përfshin standardet, paisjet e matjes dhe instrumentat duhet të ofrohen qoftë si sisteme kontrolli ashtu edhe si proçedura të menaxhimit të riskut dhe të informacionit

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...