Maqedoni TOP LAJM

Kontakte intensive me BE-në, Zaev beson se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë

Zhurnal Ads

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të BE-së, në vend që të takohen në Bruksel për Kovid-19, riafirmuan mbështetjen e tyre për Maqedoninë e Veriut përmes disa video konferencave dhe inkurajuan Qeverinë të vazhdojë përpjekjet e saj për reforma.

Në bisedimet, kryeministri Zoran Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, shfaqën shpresën se gatishmëria e vendit do të formalizohet duke miratuar kornizë negociatash në fillim të muajit tjetër, pasuar nga Konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

“Bashkëbiseduesit tanë i porositëm se rruga jonë drejt BE-së nuk ka alternativa dhe se presim së shpejti t’i bëjmë hapat tonë të parë me çdo kapitull të hapur për cilësinë evropiane të jetesës së qytetarëve tanë”, deklaroi zaev.

Konkluduam, theksoi ai, se është investuar shumë nga të dyja palët dhe ne jemi të përgatitur me negociatat rreth kapitujve, plotësisht dhe pa kushte ta përmbushim agjendën tonë evropiane.

“Nuk do të lejojmë shkaqe për prolongime të reja, sepse realizimi i qëllimit tonë të ardhshëm strategjik në BE është obligim i yni solemn në emër të së ardhmes së shtetit dhe qytetarëve. vendi ynë mbetet i përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me implementimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilat sollën energji të re dhe kontribuuan për ripërtëritje të intensitetit të zgjerimit të BE-së me vende nga rajoni”, tha Zaev.

Nuk mund të arrinim marrëveshje më të mirë me Bullgarinë sesa Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në vitin 2017. Pala e Maqedonisë e di atë, dhe unë besoj se edhe pala bullgare, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

“Ekzistojnë mjete dhe mënyra të përshtatshme për të zgjidhur këtë çështje me deklaratë publike, deklaratë me shkrim, deklarim, marrëveshje, aneks të marrëveshjes, etj. dhe të mos jetë marrëveshje mbi marrëveshje. Ne kemi marrëveshje të shkëlqyeshme e cila ishte baza për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Në vetë marrëveshjen, ka hapa të guximshëm nga të dy palët, bisedimet për të dy popujt, për popullin tonë maqedonas, të nënshkruara në gjuhën tonë maqedonase, dhe natyrisht ne po flasim për historinë e përbashkët”, tha Zaev, në përgjigjen e një pyetje në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë reagim zyrtar në deklaratën e fundit të ministrit bullgar të Mbrojtjes Karakaçanov, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se pikërisht reagimet tona në këtë deklaratë kanë intenca të përdoren në fushatën parazgjedhore të tyre.

“Nuk duhet të jemi pjesë e diskursit politik parazgjedhor të Bullgarisë fqinje, e cila ka intenca, pikërisht këto deklarata, që më pas reagimet tona të përdoren në kuadër të një fushate parazgjedhore. Mendoj se kjo nuk na shërben as neve e as marrëdhënieve të ndërsjella fqinje dhe as asaj që duam ta arrijmë së bashku si dy vende”, deklaroi Osmani.

Si pjesë e agjendës së djeshme gjithë ditore për bisedat me video konferenca me zyrtarë të lartë të BE-së, Zaev, Dimitrov dhe Osmani u takuan me kryetarin e Këshillit Evropian Sharls Mishel, nënkryetarin e KE-së Zhozef Borrell, eurokomisarin e Zgjerimit të BE-së Oliver Varhei dhe kryetarin e PE-së Dejvid Sasoli.

Postime të ngjashme

44 ushtarë të Maqedonisë me mision në Kosovë, do t’i bashkohen KFOR-it

T E

25 pacientë me Covid janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Kumanovë

Z H

Kryetari i Prilepit kërkon karantinë pas përkeqësimit të situatës

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...