Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Kontestet historike/Fuere: Zgjedhjet në Bullgari nuk do të sjellin asgjë të re

Shkup, 16 janar – Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ervan Fuere, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përfshihet në zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar, sepse në të kundërtën konsideron se mund të bllokohemi në këtë situatë për ca kohë.

“Mendoj se zgjedhjet në Bullgari, për fat të keq, nuk do të sjellin asgjë të re, prandaj nuk ka kuptim që BE-ja të presë për veprim. Institucionet evropiane duhet të jenë më inventivë në qasjen. Kanë instrumente të cilat duhet t’i shfrytëzojnë, si meditim, me përqendrim më të madh në mësimin e historisë. Shumë, shumë instrumente të cilat mund të përdoren, ndërsa që të mos bllokohet fillimi i bisedimeve”, tha Fuere në intervistën për televizionin Telma, përcjell Zhurnal.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, thekson ai, duhet të vazhdojë me reformat e nevojshme të cilat kërkohen, veçanërisht në pjesën e gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, sepse ky është argumenti më i mirë që të dëshmohet se është e gatshme për detyrimet nga anëtarësimi në BE.
“Halli është nëse nuk përfshihet BE-ja, dhe nëse presioni nga Bullgaria është aq i fuqishëm sa Qeveria në Maqedoninë e Veriut mund të ndjehet e obliguar që t’i pranojë pozicionet të cilat mund të jenë kundërproduktive në afat të gjatë, të cilat mund ta ndryshojnë mendimin publik kundër saj. Ky do të jetë gabim i madh për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor sepse do të vendosë precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen”, deklaroi Fuere. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...