Shkup, 17 janar – Gjasat për hapjen e negociatave me BE-në në tremujorin e parë të presidencën portugeze janë shumë të vogl, a thekson ish ambasadori Nano Ruzhin. Tezën e tij Ruzhin e mbështet në faktin se bllokada me fqiun lindor nuk mund të tejkalohet para zgjedhjeve në Bullgari, ndërsa nga ana tjetër, Lisbona në shikim të parë nuk e ka proritet zgjerimin e unionit me vendet ballkanike, por megjithatë, sistemi i BE-së nuk e përjashton një gjë të tillë. Derisa Bullgaria nuk ul kërkesat ndaj RMV-së vështirë të arrihet zgjidhje për mosmarrëveshjet, thotë Ruzhin.
“Unë jam skeptik për këtë. Mendoj se rëndë është të gjendet solucion këto muaj, aq më teper kur nga RMV kërkohet diçka që është e pamundur, vetëm nëse ajo “e pamundur” jepet nga ana jonë për çka nuk besoj se pse edhe vet Zaev thotë se kemi limite deri ku mund të shkojmë, dhe për këtë vlerësoj se është tepër optimiste të kërkohet zgjidhje, edhe pse do të ishte befasuese për mua të arrihet në solucion.”, tha Nano Ruzhin, ish ambassador.
Ndryshe, politikanët vendor shpresojnë se në muajt e parë të vitit do të tejkalohen mosmarrëveshjet me Bullgarinë, për tu miratuar më pas korniza negociuese për bisedime si dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së. Por, nga pala bullgare nuk ka aspak një sinjal të tillë. Autoritetet e Sofjes pohojnë vazhdimisht se Bullgaria nuk e ka ndërmend të heq dorë nga interesat nacionale, cilado parti të vijë në pushtet pas zgjedhjeve atje.