Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë po nxjerr në jetë “Non Paper”- të ri

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Shkup, 16 shtator – Kontesti mes Maqeonisë së Veriut dhe Bullgarisë po vazhdon për disa vite, duke bllokuar rrugën integruese të Shkupit drejt BE-së, e që në të njejtën kohë kjo situata ka krijuar klimën e favorshme për paraqitjene të ashtuquajturve “Non paper”për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve, e cila më shumë po komplikon se sa po hap shtigje për arritjen e kompromisit mes dy shteteve.

Historia e Ballkanit është e mbushur me konteste të shumta, të cilët në shumë raste janë bërë shkas për konflikte të përgjakshme mes popujve të këti rajoni, por ajo ka qenë edhe shkaktare e Luftës së Parë Botërore, e që ajo ka vazhduar të jetë burim shqetësimi dhe tensioni për të gjithë Europën, shkruan Zhurnal.

Egzistimi i shumë çështjeve të pazgjidhura dhe kontsteve ka krijuar hapësirën e nevojshme për paraqitjen e shumë dokumentave apo projekteve me të cilat synohet “zgjidhja” e mosmarrëveshjeve që kanë shtete e rajonit, por që në fakt ato më shumë po komplikojnë situatën se sa po ofrojnë një alternativë.

Maqedonisë Veriore është një nga shtete e Ballkanit i cili që nga pavarsimi i saj është e përballur me konteste të ndryshme nga shtete fqinje, e kjo gjë ka sjellur pasoja të mëdha për vendin tonë, pasi ata kanë bllokuar rrugën integruese Euro-Atlantike për një kohë të gjatë duke minuar zhvillimin e brendshme të shtetit.
Kontesti me Greqinë e mbajti vendin tonë peng për 13 vite, e cila u zgjodh me marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, e kjo i hapi rrugë intergrimit në Alenacën e Atlantikut të Veriut (NATO) që ishte një arritje e madhe për vendin tonë.

U besua se nuk do të kishte më pengesa në rrugë e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian, pasi kontesti kryesore që kishte bllokuar deri më tani Shkupin ishte zgjidhur, por një befasi tjetër e pakëndëshme erdhi nga fqiu tjetër i yni Bullgaria, e cila përdori të drejtëne vetos për të bllokuar hapjen e negociatave.

Për të zgjidhur këtë çështje u angazhuan udhëheqësit më të lartë të Shkupit dhe Sofijes, por edhe kancalaritë Europiane ndërmorën një fushatë të fuqishme diplomatike për ti përafruar qëndrimet e palëve dhe arritjen e një marrrëveshje përfundimtare që do të mundësonin zhbllokimin e rrugës integruese. Të gjitha përpjekjet që u bënë në këtë drejtim dështuan, pasi në samitin e BE-së që u mbajt në qershor, Maqedonia e Veriut nuk arriti ta marrë dritën jeshile për fillimin e negociatave, pasi Bullgari nuk ndryshoi qëndrim duke mbajtur në fuqi veton, shkruan Zhurnal.

Kontesti mes dy vendeve krijuan klimën e favorshme për paraqitjen e dokumentave të njohura si “Non paper” me të cilat synohet që të zgjidhet mosmarrëveshja mes dy vendeve, por që në realitet ata po krijojnë konfuzion dhe po shkaktojnë reagime në opinionin publik tek të dy vendet e me këtë ata më shumë po komplikojnë negociatat se sa po ndihmojnë në arritjen e një marrëveshje finale.

Kriza e thëllë politike që po kalon Bullgaria, mungesa e stabilitetit polik në Maqedoni dhe kontesti mes tyre i dhanë jetë një “Non paper” të ri që u publikua disa ditë më parë, i cili parashihte zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve, por që ajo menjëherë shkaktoi reagime të shumta në vendin tonë. Qeveria u prononcua duke theksuar se një gjë e tilë është e pa pranueshme dhe se i vetmi dokument i pranuar për të cilin mund të negociohet për të zgjidhur mosmarrëveshjen është ai portugez.

Ndonëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga samiti i BE-së, negociatat mes dy vendeve për të zgjidhur kontestin janë në Status qou, dhe nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim, e që kjo me shumë gjasë do të na penalizoj përsëri dhe në samitin e ardhshëm të dhjetorin, ku Shkupi përsëri do të dështojmë që të marrim datë për fillimin e negociatave, shkruan Zhurnal.

Mosmarrëveshja mes dy vendeve, kriza politike në Bullgari dhe afrimi i samitit të ardhshëm të BE-së janë kushtet e favorshme për paraqitjen e ‘Non paper” të ndryshme, e në rast se kjo situatë vazhdon, atëherë ka shumë gjasë që edhe shumë dokumente të tjera të këti lloji do të paraqiten për ta komplikuar edhe me shumë zgjidhjen e kësaj çështje.

Related posts

Filloi skriningu, nga sot nxënësit do të testohen për covid

Z H

LSDM konfirmon edhe 5 kandidatë për zgjedhjet lokale, mes tyre dhe Georgievski në GaziBabë

Z H

Fillon shënimi i 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More