Maqedoni

Kontesti Sofje-Shkup, Bildt: Po zgjatet e ardhmja e Ballkanit për në BE

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Ish-kryeministri i Suedisë dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, Carl Bildt komentoi qëndrimin që e ka Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, kur secili vendos “të vërtetën e tyre historike” atëherë zgjatet e ardhmja evropiane për Ballkanin.

“Nëse përparimi i Ballkanit drejt BE-së varet nëse një shtet apo ndonjë shtet tjetër vendos një “të vërtetë historike”, atëherë jemi të sigurt se asgjë nuk do të ndodhë gjatë kohës së një gjenerate apo dy”, shkroi Bildt.

Kryeministri suedez e publikoi komentin në Twiter mbi postimin e ministres së MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva e cila për Reuters tha se Sofja insiston që Shkupi duhet ta pranojë të vërtetën historike nëse dëshiron të avancojë drejt BE-së.

Postime të ngjashme

Fillon festimi i Javës botërore të Gjithësisë

T E

DASH: Kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të zgjidhet jashtë procesit integrues

T E

Spasovski: Prioritet është vendosja e kamerave nëpër rrugë për ndaluar vozitjen e shpejtë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...