Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kontrata me Pfizer, Rama: Doja ta bëja publike, por nuk e lejon sekreti tregtar

Kryeministri Edi Rama  ditën e sotme ka folur rreth mospublikimin e kontratës me Pfizer.

Shefi i qeverisë në konferencën e tij me gazetarët ka deklaruar se kishte dëshirë ta publikonte por pastaj është njohur me vendimet e të gjitha vendeve që kanë kontratë dhe nuk e kanë bërë publike.

Më tej ai ka shtuar se nëse një vend i BE do ta bëjë publike kontratën atëherë edhe Shqipëria do të bëjë një gjë të tillë.

Rama: “ Çmimi është fiks por lidhet me modelitetin e kontratave. Me kohën me veprimin. Por janë të verifikueshme. Parat që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Është shumë e thjeshtë dhe mos e ushqeni popullin me konspiracione. Se u mbush ky vend. Pfizer ka një kontratë me të gjithë vende dhe asnjë kontratë, as në Gjermani as në Italia dhe askund nuk është publike. Unë nuk e dija dhe thash që do ta bëjë publike. Por mora vesh se ruhet nga sekreti tregtar. Kjo është si në të gjithë botën. Nëse gjeni një vend që e ka bërë publike do e bëjmë dhe ne. Por kur nuk e bën askush pse duhet ta bëjmë ne. Shuma, ne kemi kapacitetin të paguajmë të gjitha vaksinat për popullin tonë. Kjo është situatë dinamike dhe vaksinat e tjera kanë çmime të ndryshme. Edhe nëse na duhet vetëm Pfizer i kemi paratë për të paguar.”

Postime të ngjashme

Vijon vaksinimi i të moshuarve/ Komentet e tyre për procesin: Nuk e ndjeva fare, jam shumë i kënaqur

S.B.

Procesi i vaksinimit/ Sot pritet të mbërrijnë 15 mijë vaksina të Pfizer, brenda 10 ditësh vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca

S.B.

Basha ndalet tek një tjetër dështim i Ramës: Shqipëria e fundit në Europë për shpenzimet e shëndetësisë

S.B.

Rama jep koncesionin 100 mln euro, pritet shtrenjtimi i karburanteve

S.B.

Rama sot në Bruksel – diskuton për vaksinën kundër COVID-19, fondet për tërmetin dhe integrimin

S.B.

Do shkoni për 12 minuta në Rinas/ Rama bën publike pamjet 3D, ja si do duket hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...