Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kontratë BE-Pfizer për 1,8 miliardë vaksina antiCOVID-19

Komisioni Evropian nënshkroi një kontratë me Pfizer-BionTech për furnizimin prej 1,8 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe varianteve të tij për periudhën 2021-2023, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe nga komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Kontrata e tretë e arritur me dy shoqëritë, sipas një vlerësimi të Komisionit, përcakton në veçanti se prodhimi i vaksinave bëhet brenda Bashkimit Evropian dhe se përbërësit thelbësorë vijnë gjithashtu nga vendet e BE-së.

Për më tepër, duke filluar nga 2022, kontrata e re parashikon “furnizime të garantuara” për të shmangur surpriza të reja të pakëndshme në kohën e livrimit të dozave.

“Ky është një lajm i mirë për luftën afatgjatë të ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët tanë nga virusi dhe variantet”, theksoi Von der Leyen.

“Pfizer-BioNTech ka luajtur një rol kyç në furnizimin e dozave të nevojshme për të vaksinuar 70% të popullsisë së rritur deri në korrik.

“Me këtë kontratë të gjeneratës së re, prodhimi dhe livrimi i 1,8 miliardë dozave të vaksinës antiCOVID-19 janë të garantuara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian.

Çdo kontratë tjetër me kompanitë e tjera do të vazhdojë në të njëjtin model për përfitimet e të gjithëve./atsh

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...