2023-shi është viti i rimëkëmbjes së zhvillimit të ekonomisë kineze pas tre viteve të epidemisë COVID-19, dhe “rimëkëmbja e përmirësimi” janë bërë fjalë kyçe. Në tre tremujorët e parë, ekonomia e Kinës u rrit me 5.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ruajtur një ritëm rritjeje që kryeson ndër ekonomitë kryesore të botës. Objektivat kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit për të gjithë vitin pritet të arrihen. Shumë institucione ndërkombëtare vlerësojnë se Kina do të kontribuojë më shumë se 30 % në rritjen ekonomike globale këtë vit, duke u bërë forca më e madhe nxitëse e ekonomisë botërore. Në vitin 2024, në sfondin e perspektivës së rimëkëmbjes së ngadaltë të ekonomisë globale, njerëzit kanë nevojë për një mbrojtje më të fuqishme përballë pasigurive. “Do të vazhdojmë të zbatojmë një politikë fiskale proaktive dhe një politikë monetare të kujdesshme” .,. Nga orientimi i politikës ekonomike të Kinës për vitin e ardhshëm, publiku mund të shohë qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë që i mungon botës. Sigurisht, ky nuk është një “vazhdim” i thjeshtë, por një përpjekje më proaktive dhe më e përpiktë , shkruan CMG
Promovimi i qëndrueshmërisë nëpërmjet përparimit nënkupton përcaktimin e “përparimit” si drejtim dhe forcë lëvizëse të zhvillimit ekonomik. Si të arrihet “përparimi”? Kjo është e pandashme nga inovacioni teknologjik. “Raporti i Indeksit Global të Inovacionit 2023” i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale tregon që Kina ka 24 nga 100 grupimet kryesore të teknologjisë në botë, duke u renditur e para në botë për sa i përket sasisë për herë të parë. Disa analistë vunë në dukje se industritë e përparuara të prodhimit dhe shërbimeve moderne, si energjia e re, ekonomia digjitale, inteligjenca artificiale, prodhimi i nivelit të lartë dhe shëndetësia janë fushat kryesore të investimeve të huaja tani në Kinë.
Ndër nëntë detyrat kryesore të punës ekonomike të Kinës vitin e ardhshëm, e para është “udhëheqja e krijimit të një sistemi modern industrial nëpërmjet inovacionit shkencor dhe teknologjik”. Përmirësimi i industrive tradicionale nëpërmjet transformimit teknologjik dhe zhvillimi i industrive të teknologjisë së lartë, do të krijojnë më shumë hapësirë për zhvillimin e investimeve të huaja në Kinë.
Që nga fillimi i këtij viti, një numër i madh drejtuesish nga kompani shumëkombëshe, si “Tesla”, “JPMorgan Chase”, “Apple” dhe “Qualcomm”, e kanë vizituar intensivisht Kinën. Ajo ku ata po fokusohen është se Kina është një treg shumë i madh. Në tre tremujorët e parë, shpenzimet e konsumit final të Kinës kontribuuan me 83.2 % në rritjen ekonomike. Një raport i publikuar nga Instituti i Kërkimeve të Bankës së Kinës të martën parashikon se konsumi i Kinës do të vazhdojë të mëkëmbet në vitin 2024 dhe do të luajë rolin e themelit për rritjen ekonomike. Në mbledhje u theksua se vitin e ardhshëm “përqendrimi në zgjerimin e kërkesës së brendshme”, stabilizimi dhe zgjerimi i konsumit tradicional dhe fokusimi në kultivimin dhe zgjerimin e konsumit të ri do të sjellin më shumë mundësi për investimet e huaja në Kinë. Vetëm pak ditë më parë u njoftua plani i ri i Zonës së Tregtisë së Lirë të Shangait për integrimin e rregullave ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare të standardeve të larta, duke nisur 80 masa të reja hapjeje për të krijuar një zonë demonstrimi të hapjes institucionale kombëtare. Në fillim të nëntorit u përurua Zona Pilot e Tregtisë së Lirë e Kinës (Xinjiang), duke i përmirësuar e duke i çuar në 22 zonat pilot të tregtisë së lirë në Kinë.