Kontrolle ndaj drejtuesve të motoçikletave në Tetovë, regjistrohen 52 shkelje

nga Redaksia

Shkup, 22 korrik – Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (21-korrik) në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 22:00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 52 shkelje dhe atë 28 në rajonin e Tetovë dhe 24 në rajonin e Gostivarit, shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.

“SPB-Tetovë apelon motoçiklistët që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë të rënda, dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës”, thonë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More