Agjencia Zhurnal.mk

Kontrolle në aeroporte për virusin kinez. Krahasohet me gripin spanjoll

Udhëtarët që dalin nga Kina për në vendet e ndryshme të botës shikohen me dyshim se mos mbartin virusin e rrezikshëm që ka prekur mbi 550 persona dhe ka vrarë 25 deri më tani.

Në shumë aeroporte ka nisur kontrolli i udhëtarëve që vijnë nga Kina. Në aeroportin Heathroë në Londër nga provinca Wuhan, u tronditën pasi iu dorëzuan një broshurë dhe ju tha që të telefononin shërbimet e sigurisë nëse ndjeheshin të sëmurë.

Qyteti i Wuhan dhe qyteti fqinj Huanggang janë bllokuar nga autoritetet kineze në një përpjekje për të izoluar virusin e rrezikshëm. Lajmet thonë se në Kinë humbën jetën 25 persona te infektuar ndërsa janë 550 raste të konfirmuara nga të cilat 6 janë në vende jashtë Kinës.

Në aeroportet e qyteteve të tjera me fluturime direkte nga Ëuhan, cdo pasagjer skanohet duke i matur temperaturën nëse ka shenja të sëmundjes.

Eksperti i sëmundjeve Profesor Neil Ferguson druan se koronavirusi tashmë mund të kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në një nga tre fluturimet në javë nga Ëuhan, Kinë. Avionët nga qyteti kinez po zbarkojnë në një zonë të izoluar të Terminalit 4 të Heathrow për të kufizuar përhapjen e mundshme të infeksionit. Mjekët thonë se nga kjo semundje mund të ketë dy të vdekur në cdo 100 të infektuar dhe se sëmundja mund të ketë efektet e gripit spanjoll. Pandemia më vdekjeprurëse në historinë e njerzimit vrau në gjithë botën 50 milionë persona në vitin 1918.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...