Agjencia Zhurnal.mk

Kontrollet mbi institucionet e sigurisë, në vendnumëro

Shkup, 24 janar, zhurnal.mk – Përderisa kontrolli mbi agjencitë e përgjimit vendnumëron, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare siguron se institucioni punon në mënyrë të ligjshme. Por për atë se mund të ketë keqpërdorime të bisedave të përgjuara në Agjencinë teknike operative dhe në Agjencinë për siguri kombëtare, dje paralajmëruan nga Këshilli qytetarë për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë që në Kuvend duhet të jetë i pavarur. Margarita Caca Nikollovska, anëtare e këtij Këshilli, alarmoi se Kuvendi nuk ndanë para për ekspertët ta fillojnë mbikëqyrjen e dy Agjencive. Njeriu i parë i Agjencisë për siguri kombëtare thotë se nuk do pengojë punën e mbikëqyrjes ndaj tyre.

“Periudha është e shkurtër, mund të premtojmë, por unë dua t’ju siguroj, atë e dinë edhe të punësuarit, se detyra jonë është të reformojmë sektorin e sigurisë, të shmangim kurthet dhe keqpërdorimet që janë kryer në të kaluarën, dhe në fakt pikërisht për këtë shkak i jemi qasur reformës në sektorin e sigurisë, Agjencia nuk do të bjerë në këtë kurth”, deklaroi Viktor Dimovski, Drejtor i ASK-së.

Në mënyrë që Këshilli Qytetar të mund ta mbikëqyrë punën e ASK-së dhe të Agjencisë Teknike-Operative, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi nga ata kërkon t’i dorëzojnë një plan pune dhe si do t’i shpenzojnë paratë. Edhe Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave të përgjimit nuk ka ekspertë të teknologjisë që do të duhet të jenë në gjendje të verifikojnë nëse ka keqpërdorim ose përgjime të paligjshme. Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të jetë e mbushur me staf që vjen nga Universiteti më i vjetër, Shën Kirili dhe Metodi. Sot Drejtori i ASK-së dhe Rektori i këtij Universiteti nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...