Agjencia Zhurnal.mk

Kontrolli i brendshëm në shqyrton emërimet e Çulev, KSHZ nesër vendos për kryeshefin në Shkup!?

Shkup, 13 janar – Ministri i Brendshëm Teknik, Naqe Çulev shkon një hap prapa mbi urdhëresat e dhëna ditë më parë përmes të cilave ndaloi sistematizimin e punonjësve policorë nëpër departamente të tjera të Ministrisë së Brendshme. Në takimin mes Çulev dhe zëvendësministres plotësuese Sllavjanka Petrovska është konstatuar që çështja të shqyrtohet nga Kontrolli i Brendshëm në MPB, organ i cili duhet të vërtetojë nëse urdhëresat e Çulev kishin qenë në bazë të duhur ligjore ose jo. Jo zyrtarisht si bazë për shqyrtimin e urdhëresave do të merren edhe praktikat e mëhershme gjyqësore.

“Lidhur me telegramin me të cilin udhëheqësit e njësive organizative janë njoftuar për abrogimin e urdhëresave të dhëna paraprakisht, është konstatuar bashkërisht se drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike duhet të vërtetojë gjendjen faktike: ku ka aktivitete aktuale dhe me to të vërtetohet gjendja në të gjitha njësitë organizative dhe të sistemohen punonjës me vendime. Urdhëresat për punë urgjente, të pakontestueshme dhe specifike të bëhen në përputhje me ligjin për Punë të Brendshme brenda afatit 30 ditorë”.

Kontrolli i Brendshëm do të shqyrtoj edhe urdhëresat për çështjen e makinave, për të hetuar nga afër përdorimin e tyre, dhe nëse ato kanë qenë në aktivitet policor apo jo. Edhe në këtë rast, ministri teknik Çulev hap rrugën për shqyrtime ligjore të vendimeve të tij.

“Lidhur me telegramin për veturat u konstatua se derisa ekziston dyshim për keqpërdorim të veturave zyrtare, kjo do të duhet të vërtetohet nga organi përkatës në MPB, Kontrolli i Brendshëm dhe do të përjashtohen vetëm ato vetura që janë mëse të nevojshme për kabinetin e ministrit duke mos cenuar punën e përditshme të punonjësve policor. Gjithashtu është konstatuar se në bashkëpunim mes njësive organizative duhet bëhet sistematizim i duhur i veturave, duke përfshi kabinetin e ministrit, zëvendësministrit plotësues”.

Zëvendësministrja plotësuese, Sllavjanka Petrovska mbetet në qëndrimin se Çulev në këtë aspekt ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe se nuk heq dorë nga padia penale e paralajmëruar ndaj tij. Sa i përket krye-shefit të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, jo zyrtarisht kontestin mes pushtetit dhe opozitës për këtë pozicion pritet ta zgjidh Komision Shtetëror i Zgjedhjeve si organ kompetent i thirrur për konteste të tilla.

Naqe Çulev, Ministri teknik për punë të brendshme nga VMRO-DPMNE ka propozuar Risto Stavreskin për shef të SPB-Shkup, por zv.ministrja teknike nga radhët e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska e kishte refuzuar.

Çulev këtë çështje e ka dërguar në KSHZ, e cila në seancën që do të mban nesër, duhet të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje.

Në Qeverinë teknike, ministri dhe zv.ministri duhet të dakordohen për emërimin e shefave të policisë, që propozimi i ministrit të hyn në fuqi. Në raste si i propozimit Stavreski, çështja duhet të vazhdon në KSHZ.

Përndryshe, Çulev dhe Petrovska kishin marreveshje vetëm për udhëheqësin e SPB-Shkup, të propozuarin Risto Stavreskin, ndërsa si zv.udhëheqës për në Shkup zv.ministrja e pranoi të propozuarin Toni Jakimovskin.

“Nuk mund të pajtohem me propozimin e tyre. Sipas ligjit ministri propozon, sipas ligjit kemi nënshkrime të lidhura”, thotë Petrovska, duke theksuar se emri i Stavreskit përmendet në audio incizimet, prandaj nuk do të nënshkruan që ai të jetë udhëheqës i SPB-Shkup.

Ohër: Ilija Mileski shef, Sasho Smileski zëvendës plotësues

Shtip: Aleksandar Nikollov udhëheqës, Marjan Kocev zëvendës udhëheqës

Manastir: Andrej Vasilevski udhëheqës, Sllavko Jovanovski zëvendës udhëheqës

Prilep: Trajçe Georgievski udhëheqës, Igor Karaviloski zëvendës udhëheqës.

Veles: Igor Angellovski udhëheqës, Zllate Janevski zëvendës udhëheqës

Strumicë: Vasill Todorov udhëheqës, Tanço Projokovski zëvendës udhëheqës

Shkup (njësia e re për intervenim): Vasko Naumovski udhëheqës, Premisllav Dimovski zëvendës udhëheqës.

Përndryshe, secili akt dhe dokument duhet të nënshkruhet nga ministri dhe zëvendësi, në të kundërtën nuk vlen. Kjo është edhe një nga karakteristikat e qeverisë teknike. Secili akt, ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë apo refuzojnë aktin në kuptimin e këtij ligji.

Në rast të mosmarrëveshjes mes ministrit dhe zv.ministrit, KSHZ-ja do të vendos brenda 24 orëve. Ky vendim është përfundimtar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...