Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Kontrolloni se çfarë nënkuptojnë rrudhat në fytyrën tuaj për shëndetin tuaj – zbuloni me kohë gjendjet e rrezikshme

Problemet me shtypjen e gjakut, zemrën apo eshtrat mund të vizatohen në fytyrën tuaj nëpërmjet rrudhave specifike, në bazë të të cilave mundeni me kohë të kërkoni ndihmën e mjekut për ndihmën për problemet tuaja

Shikimi në pasqyrë mund të zbulojë shumë për gjendjen e trupit, dhe rrudhat që kemi grumbulluar në fytyrë nuk janë vetëm reflektim i moshës, por gjithashtu mund të tregojnë probleme shëndetësore për të cilat as nuk jemi të vetëdijshëm, shkruan RD, përcjell Telegrafi.

Problemet me zemrën

Rrudhat e thella në ballë mund të jenë shenjë e arterosklerozës, forcim i arterieve që çojnë në zhvillimin e sëmundjes së zemrës. Ky është rezultati i një studimi të ri në të cilin shkencëtarët vëzhguan 3.000 të rritur të shëndetshëm të moshës 32 deri 62 vjeç një një periudhë prej 20 vjetësh.

Ata zbuluan se njerëzit me rrudha të thella në ballë kishin 10 herë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me njerëzit pa rrudha. Cila është lidhja?

Problemet me shtypjen e gjakut

Femrat të cilat duken më të reja sesa vërtet janë kanë pasur më pak lëkurë të lëshuar në fytyrë dhe shtypje të ulët të gjakut, ka treguar studimi i vitit 2013.

– Ky është kombinim i dy gjërave. Femrat të cilat duken më të reja kanë sistem më të shëndetshëm të enëve të gjakut, i cili ua mbron lëkurën. Në praktikën time kam vërejtur që njerëzit të cilët kujdesen për lëkurën përgjithësisht kujdesen mirë për trupin – thotë Omer Ibrahim, dermatolog nga Çikagoja dhe zëdhënës i American Academy of Dermatology.

Stili i keq i jetës

Rrudhat në fytyrë mund të jenë edhe indikator që nuk keni fare shprehi jetësore. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët kanë rrudha dhe lëkurë të dëmtuar nga dielli më shpesh u hynë aktiviteteve të rrezikshme, hanë ushqim të pashëndetshëm, më pak ushtrojnë dhe nuk mbrohen nga dielli. Kjo është shenjë që ata fare nuk janë të shëndetshëm – thekson Ibrahim.

Postime të ngjashme

BAJAMET MUND TË NDIHMOJË NË LARGIMIN E DJEGIEVE NGA DIELLI

Lea Muslija

“BioNTech” e dërgon vaksinën e saj të parë kundër kancerit në fazën e dytë

Lea Muslija

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur e eliminoni qumështin tërësisht nga dieta juaj

Dafina Vidishiqi

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ecni zbathur në rërë?

Lea Muslija

Ky medikament redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga Covid-19

Lea Muslija

Katër simptoma të një tiroideje joaktive

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...