Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Kontrolluesi DualSense i Sonyt mund të përdoret edhe për lojërat në Apple

Sony ka njoftuar se kontrollori i ri, DualShock i PlayStation 5 mund të përdoret në çdo pajisje Apple që përdor sistemin më të fundit operativ.

Sony i ka lejuar lojtarët të përdorin DualShock në të gjitha pajisjet Apple, duke përfshirë iPhone, iPad, iPod touch, Apple TV dhe Mac që ekzekutojnë macOS Big Sur 11.3 dhe të luajnë lojëra të përputhshme.

Yahoofinance e ka testuar këtë veçori në kombinim me iPhone 12 mini dhe iPad Pro, dhe ajo që është e keqe është fakti që nuk ka asnjë reagim haptik, gjë që e bën ndjenjën paksa të çuditshme.

Sa herë që dëshironi të ndryshoni pajisjen që po përdorni, do të duhet të çiftëzoni manualisht përsëri kontrolluesin DualSense.

Mikrofoni i integruar, foleja e kufjeve dhe altoparlanti gjithashtu nuk funksionojnë. Cilësia e transmetimit varet nga interneti pa tel në shtëpinë tuaj.

Postime të ngjashme

WhatsApp sjell dy ndryshime në reja në aplikacion, ja për çfarë bëhet fjalë

Dafina Vidishiqi

Microsoft njofton datën kur do t’i jep fund mbështetjes për Windows 10

Dafina Vidishiqi

Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Lea Muslija

Panel diskutim për teknologjinë 5G

Zekirija Haxhiu

Këto 6 gjëra nuk duhet t’i ndani asnjëherë në mediat sociale

Dafina Vidishiqi

Edicioni i 9-të i ICT Awards shpall fituesit, një dekadë teknologji që flet shqip

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...