Koordinimi i VLEN-it në nivelin e shkrirjes në një parti politike!

nga I.A

Shkup, 16 korrik – Koalicioni VLEN ishte arritja më e madhe e shqiptarëve për këtë vit ata arritën të bëjnë histori për herë të parë të bashkohen në një koalicion të vetëm shqiptarë opozitar dhe kjo eufori e ky bashkim nuk kaloi pa u shpërblyer nga qytetarët. Koalicioni VLEN nga opozita u bë pjesë e pushtetit sepse shqiptarët votuan masivisht për të arritur ndryshim në kampin politik shqiptar. Kjo u bë, por liderët e VLEN-it nuk po e harrojnë e as nënvlerësojnë besimin e qytetarëve, ata në mënyrë shumë të koordinuar po realizojnë takime të shpeshte për të harmonizuar veprimet. Takimet e tyre si pjesë e pushtetit janë shenjë treguese që janë afër bashkimit apo shkrirjes në një parti ose më së shumti dy parti politike shqiptare, shkruan Zhurnal.

Liderët e VLEN-it takimet koordinuese i kanë shndërruar në rutinë –

Koalicionit VLEN, drejt “shkrirjes” në një parti. Sot, në Tetovë u mblodh Trupi Koordinues Politik i VLEN-it i formuar nga përfaqësues të koalicionit. Ky organ ekzekutiv është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar.

“Sot këtu në Tetovë, koalicioni VLEN bën promovimin e një trupi të përbashkët, trup koordinativ, i cili do të merret me promovimin e politikave të koalicionit në periudhën e ardhshme. Kjo tregon edhe një herë për frymën e bashkëpunimit që ekziston në kuadër të koalicionit VLEN, por njëherësh edhe për kërkesën e votuesve të këtij koalicioni që ngadalë të shkojnë në drejtim të homogjenizimit të strukturave apo ngritjes së një strukture të përbashkët, me çka më mirë do të mund t’i përgjigjemi kërkesave të votuesve tanë në drejtim të realizimin e kërkesave dhe programit. Në ditët në vijim do të ketë edhe organe tjera në kuadër të koalicionit që do të promovohet. Sot do të caktojmë edhe një zëdhënës”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Bashkimi opozitës shqiptare dha rezultat –

Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim ndikoi që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

Lëvizja Besa si parti opozitare e fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Lëvizja Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë. Gjë që rezultoi suksesshëm edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare 8 maj

Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku reflektuan se qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrën numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, madje LD duke fituar bindshëm në zonën 1.

Kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikoi në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë. Dhe, ky rezultat nuk duhet të shkoj për huç por duhet të jetë forcë shtytëse drejt krijimit të një partie të fuqishme në bllokun shqiptarë.

Kujtojmë që, bashkimi opozitarë ishte një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe ndikoi në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe ishin pro secilit bashkim. Dhe, kur një koalicion i tillë ndikoi qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve për opozitën shqiptare mund të paramendohet çfarë do të sjellë krijimi i një partie të vetme.

Do të ketë fuqizim, një lider, një ide, një qëllim, e të gjitha këto do të harmonizohen vetëm me shkrirjen e VLEN në një parti. Pjesën tjetër do ta vlerësojnë vetë qytetarët, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga bajraktarizmi i stërtepruar duke prodhuar lider mëhallash, tani është momenti i duhur për të bërë ndryshimin e duhur. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More