Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Së shpejti në Mateç ndërtohet kopsht për fëmijë

Kumanovë, 29 mars – Zhurnal.mk – Kopsht i ri i fëmijëve me kapacitet për kujdes të 102 fëmijëve deri në gjashtë vjet do të ndërtohet në Mateç, të komunës së Likovës, në kuadër të projektit për përmirësim të shërbimeve sociale të cilin Ministria e zbaton me mbështetje financiare nga Banka Botërore.

Kopshti, siç ishte njoftuar në prezantimin e sotëm të projektit për ndërtimin e tij, do të ndërtohet në tokë shtetërore me hapësirë prej 1.121 metra katrorë. Objekti i kopshtit të fëmijëve do të ketë hapësirë prej 560 metra katrorë.

Në kopsht do të mund të kujdesen fëmijë deri në gjashtë vjet. Në kopshtin e fëmijëve do të organizohen gjashtë grupe të mëdha. Kopshti do të ketë edhe kuzhinën e tij me kapacitet për përgatitje prej 100 deri 200 shujta.

Për momentin po vijon afati prej tri javëve në të cilin të gjithë të interesuarit dhe të prekurit mund të parashtrojnë pyetje. Pastaj Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të nënshkruajë marrëveshje për grant me Komunën e Likovës, pas çka do të mund të fillohet procedura tenderuese për zgjedhjen e ofruesit më të përshtatshëm.

Këto aktivitete do të duhej të përfundonin në afat prej tre deri katër muaj, pas çka mund të fillojnë punët ndërtimore për ndërtim të kopshtit, i cili do të duhej të ndërtohej për 16 deri 18 muaj.

Projekti për përmirësim të shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatohet në bazë të huasë së dedikuar të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mori nga Banka Botëtrore. Huaja është në vlerë prej 28,7 milionë euro, ndërsa Projekti duhet të realizohet në periudhë kohore prej tetorit të vitit 2018 deri në qershor të vitit 2024. Zbatues i Projektit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Përmes projektit duhet të mundësohet qasje e rritur për shërbime sociale në shtëpi dhe në bashkësi nga ana e grupeve të varfra dhe të ndjeshme, përmirësim të qasjes dhe efikasitetit të përfitimeve nga ndihma sociale dhe dërgesë të shërbimeve përmes zhvillimit të sistemit të integruar të informacioneve (sistem TI) për mbrojtje sociale, sigurim të cilësisë më të mirë të kujdesit të hershëm fëmijëror dhe edukim dhe përmirësim të qasjes dhe interesit për shërbimet në lidhje me kujdesin e hershëm fëmijëror dhe edukimit.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...