Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Korçë/ Grabitet shtëpia e një kambisti, pronari përleshët me hajdutët. Arrestohet një prej tyre

Një banesë është grabitur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 1 në Korçë.

Banesa është shtëpia e  kambistit Shefqet Muça, ndërsa mësohet se familjarët janë përleshur me grabitësit. Njëri prej tyre ndodhet në spital.Grabitësit kanë qenë të 3 të maskuar dhe dyshohet me armë.

2 prej tyre janë arratisur me një sasi lekësh të konsiderueshme ndërsa njëri prej tyre i cili ka mbetur edhe i lënduar është kapur nga policia

Njoftimi i policisë

Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë, bëri të mundur ndalimin e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre.

Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Postime të ngjashme

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

T E

Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

T E

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Arrestohen gjashtë persona nga Prilepi të kërkuar me fletarrest

D J

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës/ Humb jetën minatori 49-vjeçar, baba i tre vajzave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...