Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Korçë/ Iu gjet një automatik pa leje dhe disa fishekë në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, nga fshati Turan.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit ushtruar në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në një ambient në pronësi të tij, vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë. 

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse.  

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Nuk i bind policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier

S.B.

Vlorë/ Gjendet predha e paplasur, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Banori: Ja hoqa dheun me terezi dhe e ngrita me duar

S.B.

Pamjet/ Makina humbi drejtimin dhe ra në kanal, dy viktimat e shënuara në Lushnje janë babë e bijë

S.B.

Tre të mitur nga Tetova vidhnin nëpër shitore gjatë orës policore

S.B.

Detaje për aksidentin e rënd në Çento: Janë lënduar më tepër persona

S.B.

144 shkelje në Shkup, 63 për vozitje të shpejtë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...