Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kore e Jugut, partia në pushtet humb zgjedhjet lokale

Partia në pushtet e Koresë së Jugut humbi zgjedhjet për kryetar bashkie në dy qytetet kryesore të vendit.

Partia në pushtet e Koresë së Jugut humbi zgjedhjet për kryetar bashkie në dy qytetet kryesore të vendit.

Zgjedhjet e djeshme plotësuese në kryeqytetin Seul dhe Busan, qyteti i dytë më i madh i vendit, u fituan nga Partia opozitare e Fuqisë së Popullit (PPP), njoftoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Në Seul Se-hoon i PPP mundi rivalin e tij Park Young-sun të Partisë Demokratike (PD) në pushtet me 57.5 për qind të votave, ndërsa në Busan, Park Heong-joon i PPP mundi Kim Young-choon të PD-së me 63 për qind.

Partia e opozitës mori 13 nga 19 postet e tjera lokale në zgjedhje, tha Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve të vendit.

Humbjet vijnë pas fitoreve disa vjeçare të partisë në pushtet, përfshirë dy zgjedhje të përgjithshme radhazi në 2016 dhe 2020, zgjedhjet presidenciale në 2017 dhe zgjedhjet lokale në 2018.

Zgjedhjet, veçanërisht në Seul, shtëpia e gati 10 milionë të 52 milionë banorëve të vendit, shihen si paralajmërues të opinionit publik përpara zgjedhjeve presidenciale në mars 2022.

Pas njoftimit të rezultateve, kryetari i përkohshëm i partisë në pushtet Kim Tae-nyeon u tërhoq duke marrë përgjegjësinë për humbjen.

“Duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e zgjedhjeve, të gjithë (anëtarët) e udhëheqjes së PD japin dorëheqje”, ka thënë Kim.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i quajti rezultatet si një “qortim” nga publiku.

Ai tha se do të përqendronte përpjekjet në përmbushjen e “kërkesave të dëshpëruara” të qytetarëve, përfshirë tejkalimin e krizës së COVID-19, ringjalljen e ekonomisë, stabilizimin e jetesës së qytetarëve dhe tregun e pasurive të patundshme dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

Postime të ngjashme

Aleksandër Vuçiq: Na kërkohet njohja e Kosovën, por askush nuk na premton as integrim në BE

N E

SHBA synon uljen e sasisë së ndotjes me 52 % deri në vitin 2030

N E

Komisioni Europian ka ngritur proces gjygjësor kundër AstraZenecas

N E

Tre diplomat rus dëbohen nga Sllovakia

N E

Numër rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Indi

N E

Kapet sasi shumë e madhe droge në Greqi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...